Damask: Nuk shqyrtojmë tërheqje të forcave iraniane në Siri

Damask, 23 maj 2018 (MIA) - Çështja për tërheqjen e forcave iraniane nga Siria, aspak nuk "është lëndë në shqyrtim", deklaroi sot zëvendësministri sirian i Punëve të Jashtme, Fajsal Mekdad.
Deklarata e Mekdad paraqet reagim të kërkesës së SHBA-së për tërheqjen e pjesëtarëve të Armatës iraniane dhe të luftëtarëve të lëvizjes proiraniane shiite libaneze Hezbollah nga Siria.
"Tërheqja e forcave iraniane ose të Hezbollahut nga Siria nuk është lëndë në shqyrtim. Kjo çështje nuk është në agjendën e bisedimeve, sepse ka të bëjë me sovranitetin e Sirisë", theksoi Mekdad.
Kërkesa e SHBA-së deri tek Irani për tërheqjen e ushtarëve të saj nga Siria është në kuadër të pakos, zbatimin e të cilit Uashingtoni e kërkon nga Teherani, me qëllim që të shmanget vendosja e sanksioneve më të rrepta ekonomike.
Mekdad theksoi se Damasku planifikon ta kthejë kontrollin ndaj "çdo pëllëmbe të vendit", duke shtuar se pas shuarjes së enklavave kryengritëse rreth kryeqytetit "cak i ardhshëm do të mund të jetë veriu ose jugu" i Sirisë.
"Ky është vendimi ynë dhe vendimi i miqve tanë. Pasi ndaluam në rrugën e kërcënimit të drejtpërdrejtë nga terroristët pas Damasku, tani dera hapet drejt veriut ose jugut", shtoi Mekdad.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail