Përfundoi takimi Tramp - Kim, vazhdon në format të zgjeruar

Singapor, 12 qershor 2018 (MIA) - Takimi mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe lidertit koreanoverior Kim Xhong Un përfundoi.
Tramp e cilësoi takimin si "shumë, shumë të mirë". Ai tha se do të ketë "marrëdhënie të shkëlqyera" me liderin koreanoverior.
"Do të zgjidhim problem shumë të madh, dilemë të madhe", deklaroi Tramp, transmetuan mediat amerikane. Takimi ka zgjatur 48 minuta.
Ata u nisën në takim, ku do t'u bashkangjiten përfaqësues të dy delegacioneve.
Në delegacionin amerikan është sekretari shtetëror Majk Pompeo, këshilltari i Trampit për siguri kombëtare, Xhon Bolton dhe shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Keli.
Koreja e Veriut do të përfaqësohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe nga drejtori i sektorit për Amerikën Veriore në MPJ.
Takimi do të përqëndrohet në ndërprerjen e programit bërthamor koreanoverior në këmbim për heqje të sanksioneve ndaj Phenianit.
Tramp ka marrë vendim të largohet nga Singapori sot, në vend se nesër siç u planifikua, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar burimeve të afërta të presidentit amerikan.
Vendimi i tillë është marrë pasi lideri koreanoverior Kim Xhon Un ka caktuar që samiti i tij me Trampin të përfundojë sot. Tramp ka dashur të qëndrojë më shumë nëse në bisedat ka përparim, por pasi Kim definitivisht e ka planifikuar largimin e tij, edhe Trampi e ka bërë të njëjtën.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail