Denis Rodman: Kim është fëmijë i madh dhe mik i imi deri në fund të jetës

Uashington, 12 qershor 2018 (MIA) - Ylli i mëparshëm në basketbollin amerikan, Denis Rodman, i cili pesë herë e vizitoi Phenianin pas ardhjes në pushtet të liderit koreanoverior Kim Xhong-un, tha se Kim "edhe pse i vogël, është njeri i madh".
Në deklaratë për Si-En-En, me kapelë të kuqe me slloganin nga fushata e Donald Trampit "Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe", Rodman vlerësoi se presidenti amerikan "do të bëjë punë të mirë".
"Mendoj se Donald Tramp e kupton se koreanoveriorët janë një zemër dhe një shpirt, inkurajojnë admirim dhe dashuri reciproke", tha Rodman. Ai shfaqi shpresë se do ta shoh Kimin, për të cilin tha se është miku i tij deri në fund të jetës, para se të kthehet në Phenian.
Rodman, i cili u emocionua shumë derisa e dha deklaratën dhe filloi të qajë para kamerave të Si-En-En-it, arriti në Singapor një ditë para Samitit në regji personale.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail