Donald Tramp dhe Kim Xhong-un nënshkruan dokument "gjithpërfshirës"

Singapor, 12 qershor 2018 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp dhe lideri verikorean, Kim Xhong-un nënshkruan sot dokument të përbashkët "gjithprëfshirës".
"Ishte një ditë e mrekullueshme dhe ne mësuam shumë për njëri-tjetrin dhe për vendet tona", deklaroi Tramp pas nënshkrimit të dokumentit. Në pyetjen se çka ka mësuar për Kim, Tramp tha se ai është njeri mjaft i talentuar, i cili e don shumë vendin e vet. Më pas ia dha dorën Kimit dhe patën një shtrëngim të gjatë duarsh.
Në pyetjen nëse sërish do të takohet me Kim, presidenti amerikan tha se ata do të kenë "edhe shumë, shumë takime".
Nga ana e tij, Kim e përshëndeti "takimin historik" dhe theksoi se "e lë të kaluarën pas vetes".
"Sot patëm takim historik dhe vendosëm ta lëmë të kaluarën pas vetes. Bota do të shohë ndryshim tejet të madh. Do të doja t'i shpreh falënderim presidentit Tramp, i cili e mundësoi këtë takim", deklaroi lideri verikorean.
Tani për tani ende është e panjohur përmbajtja e dokumentit të cilin e nënshkruan dy liderët. Tramp deklaroi se do ta prezantojë dokumentin në konferencë për shtyp për 45 minuta, duke thënë vetëm se dokumenti është gjithpërfshirës.
Kina kumtoi se samiti mes presidentit amerikan, Donald Tramp dhe liderit verikorean Kim Xhong-un krijon "histori të re" dhe bëri thirrje për "denuklearizim të plotë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail