SHBA-ja dhe Koreja Veriore nënshkruan dokument të përbashkët në takimin bilateral të kreut

Singapor, 12 qershor 2018 (MIA) - Faqe të re të historisë shkruan sot presidenti amerikan Donald Tramp dhe lideri i Koresë Veriore Kim Xhong-un me takimin dhe shtrëngimin e duarve në ishullin Sentosa në Singapor.
Shtëpia e Bardhë kumtoi se mbledhja tet-a-tet e Trampit me Kimin ka zgjatur 38 minuta, ndërsa Bi-Bi-Si vlerëson se koha ka qenë e shkurtër nëse merret parasysh koha e nevojshme për përkthim.
"Përparim i madh. me të vërtetë shumë pozitiv, mendoj se më mirë se që mund të pritej, shkëlqyeshëm, me të vërtetë mirë", deklaroi Tramp.
SHBA-ja dhe Koreja Veriore nënshkruan dokument të përbashkët në takimin bilateral me kreun. Tramp nuk sqaroi se çfarë dokumenti është nënshkruar dhe vetëm citoi se është "gjithëpërfshirës".
Një përfaqësues zyrtar anonim amerikan deklaroi për Si-En-En se bëhet fjalë për "marrëveshje me të cilën konfirmohet përparimi i bisedave dhe premtimi të vazhdohet me tempo të njëjtë".
Ai deklaroi se denuklearizimi i Gadishullit Korean do të fillojë "shumë shpejtë" dhe se ka vendosur "lidhje shumë të veçantë" me Kimin, të cilin e ka ftuar për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
Kim e përshëndeti "takimin historik" dhe theksoi se të dy liderët e kanë tejkaluar dhe se bota do të jetë dëshmitare e ndryshimeve të mëdha.
Mediat amerikane lajmëruan se kurrfarë ngjarje zyrtare nuk janë planifikuar deri në fjalimin e Trampit para gazetarëve të caktuar për në orën 16 sipas kohës lokale, përkatësisht orës 10 paradite sipas kohës qendrore evropiane.
Sipas grupit medial të Shangait, Kim (35) në vendin e mbledhjes ka arritur shtatë minuta para Trampit 71 vjeçar që të shpreh respekt ndaj më të vjetrit.
Qëllimi i atyre bisedave historike është gjetja e mënyrave për ndërprerje të programit bërthamor të forcave të Gadishullit Korean.
Përderisa Samiti është i suksesshëm, ai mund të sjellë ndryshim të përhershëm në planin e sigurisë së Azisë verilindore.
Sipas ekspertëve për gjuhën e trupit, gjatë 13 sekondave aq sa ka zgjatur shtrëngimi i duarve, presidenti amerikan është munduar ta tregojë dominimin e tij me atë që i pari ia ka ofruar dorën dhe e ka prekur liderin koreanoverior në sup. Kim fuqishëm e ka shtrënguar dorën e Trampit duke e shikuar në sy gjatë shtrëngimit të duarve para se të kthehen të dy drejt mediave.
"Nuk është shtrëngim duarsh i zakonshëm. Ishte lart-poshtë, ishte nervoz, të dy u tërhoqën në drejtim të tjetrit. Të dy nuk e lëshuan atë tjetrin të jetë dominant", deklaroi Alen Pis, ekspert australian për gjuhën e trupit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail