Kryeministri japonez konfirmoi se po përgatitet takim me liderin e Koresë së Veriut, Kim Xhong-Un

Tokio, 16 qershor 2018 (MIA) - Kryeministri japonez Shinzo Abe i bëri thirrje liderit të Koresë së Veriut, Kim Xhong Un për të kapërcyer mosbesimin reciprok dhe konfirmoi se po përgatitet një takim liderësh.
Në një intervistë televizive Abe shqyrtoi se "sipas kanaleve të ndryshme" Qeveria po bën përpjekje për organizimin e një takimi me Kim. Sipas mediave japoneze, në takimin Tramp-Kim të martën, Kim ka shprehur gatishmëri për takim me kryeministrin japonez.
"Dua të bëjë një hap para dhe të zgjidhet problemi menjëherë pasi çdonjëri nga ne do të tejkalojë mosbesimin e ndërsjellë", deklaroi Abe dhe shtoi se ndjen përgjegjësi të madhe për zgjidhjen e asaj çështjeje.
Kryeministri japonez tanimë shprehu gatishmëri publike për takimin me Kim.
Sipas gazetës Jomiuri Shimbun ministri japonez për Punë të Jashtme shqyrton bisedime me homologun e Koresë së Veriut gjatë kohës së takimit ASEAN në Singapor në fund të korrikut.
Në intervistën televizive Abe deklaroi se është i përgatitur të marrë pjesë në financimin e çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail