Damask: Aeroplanë të koalicionit ndërkombëtar sulmuan pozita të Armatës siriane

Damask, 18 qershor 2018 (MIA) - Aeroplanë të koalicionit antixhihadist ndërkombëtar, i udhëhequr nga SHBA-ja, sulmuan pozita të armatës siriane në pjesën lindore të Sirisë, njoftuan mediat shtetërore siriane.
Sipas burimeve të njëjta, të cilat i referohen përfaqësuesve të Armatës siriane, janë bombarduar caqe në rajonin Al Hara, në juglindje të qytetit Albu Kamal, me ç'rast ka të vrarë dhe të plagosur.
Pentagoni nuk i konfirmoi informatat për sulme ajrore të koalicionit ndërkombëtar në Albu Kamal, duke shtuar se aeroplanë të tyre nuk kanë realizuar kurrëfarë operacioni në atë rajon.
Forcat qeveritare siriane me përkrahje të grupeve paraushtarake proiraniane shiite, vjet i kanë dëbuar luftëtarët e Shtetit Islamik (SHI) nga Albu Kamal, të cilët janë tërhequr në verlilindje të qytetit, ku kohëpaskohe po zhvillohen luftime me pjesëtarë të koalicionit kryengritës kurdo-arab në Siri, i cili e ka përkrahjen e SHBA-së dhe aleatëve të tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail