Ivan Duke fitoi në zgjedhjet presidenciale në Kolumbi

Bogotë, 18 qershor 2018 (MIA) - Kandidati i së djathtes, Ivan Duke fitoi në zgjedhjet presidenciale në Kolumbi, duke e fituar kundërshtarin e së majtës, Gustavo Petro.
Sipas rezultateve, nga pothuaj të gjitha fletët e numëruara, Duke ka fituar 54 për qind të votave, ndërsa Petro 41.8 për qind.
Rezultati i zgjedhjeve është vendimtar për të ardhmen e marrëveshjes paqësore me kryengritësit e FARK (Forcat e armatosura revolucionare në Kolumbi), të cilën në vitin 2016 e nënshkroi presidenti i deritanishëm, Huan Manuel Santos, ndërsa e djathta dëshiron ta ndryshojë.
Petro, i cili është ish-prefekti i kryeqytetit Bogota, në Tuiter shkroi se ka fituar aq shumë vota sa që nuk mund të vlerësohet si i mundur, por se "tani për tani nuk do të sundojë".
Anketat parashikojnë fitore për 41 vjeçarin Duke, senator me përvojë të vogël politike, të cilin ish-presidenti Alvaro Uribe e zgjodhi për kandidat të partisë së tij "Qendra demokratike" për zgjedhjet.
Menjëherë pas publikimit të rezultateve nga zgjedhjet, Ivan Duke deklaroi se qeveria e tij do të bëjë "korrigjime" në marrëveshjen paqësore historike, e cila mundësoi armatosje të FARK-ut dhe transformim të formacionit të armatosur në parti politike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail