Fëmijët e emigrantëve me dhunë kanë marrë medikamente në qendrat amerikane të pranimit

Los Angjelos, 21 qershor 2018 (MIA) - Fëmijë të emigrantëve në qendrat e pranimit të financuara nga qeveria amerikane rregullisht dhe me forcë marrin një sërë të medikamenteve psikotropike për traumat e tyre pasi që mbyllen si dhe në raste të ndarjes së fëmijës nga prindi, thuhet në padinë gjyqësore.
Fëmijët në qendrat e pranimit siç është Qendra Shilloh në Teksas pothuajse sigurisht do të marrë medikamente, pavarësisht gjendjes edhe pa pëlqimin e prindërve, thuhet në padinë nga Qendra për të drejta të njeriut dhe të drejtë kushtetuese nga Los Angjelosi.
Qendra Shilloh nuk iu përgjigj kërkesës për të komentuar mediumet amerikane. Padia është parashtruar më 16 prill pas vendosjes së politikës së Trampit për "zero tolerancë" sipas të cilës fëmijët ndahen nga prindërit të cilët e kanë kaluar ilegalisht kufirin amerikano-meksikan.
Tramp të mërkurën hoqi dorë nga ajo politikë.
Persona zyrtarë nga Administrata për refugjatë, të angazhuar për mbikëqyrje të atyre qendrave, gjithashtu nuk ishin të kapshëm për t'i komentuar informatat e publikuara sot.
Në apdi pohohet se marrja e medikamenteve të ndrysdhme psikotropike në të njejtën kohë mund të shkaktojë dëm serioz për fëmijët dhe kërkohet mbikëqyrje në mënyrë që të parandalohet prëdorimi i medikamenteve si "këmisha kimike për të çmendurit", e jo për për shkak të mjekimit të nevojshëm.
Me padinë kërkohet ndryshim i asaj politike dhe parandalim i lënies afatgjate të fëmijëve në paraburgim.
Disa nga fëmijët në Shilloh kanë paraqitur se kanë marrë deri në nëntë tableta të ndryshme në mëngjes dhe gjashtë në mbrëmje dhe janë kërcënuar se do të mbeten në qendër nëse i refuzojnë. Disa nga fëmijët me dhunë kanë marrë injeksione nëse refuzonin medikamentet, shtohet në padi.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail