Stoltenberg: Lidhja mes SHBA-së dhe Evropës mund të jetë e dobësuar, por do të mbijetojë

Londër, 21 qerhsor 2018 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se lidhja mes SHBA-së dhe Evropës mund të jetë e dobësuar për shkak të mospajtimeve për tregtinë, klimën apo marrëveshjen bërthamore me Iranin.
"Lidhja jonë është e fuqishme, por disa kanë dyshime. Është e saktë se shohim mospajtime mes SHBA-së dhe aleatëve të tjerë për çështje siç janë tregtia, klima dhe marrëveshja bërthamore me Iranin. Nuk është shkruar në gur se lidhja transatlantike do të ekzistojë përgjithmonë, por besoj se do ta ruajmë", theksoi ai gjatë fjalimit në Londër.
Stoltenberg bëri thirrje për përpjekje ndërkombëtare me qëllim të mbështetjes për Aleancën.
"Ndoshta jemi dëshmitarë të dobësimit të disa lidhjeve mes Amerikës Veriore dhe Evropës, por mbajtja e partneritetit transatlantik është në interesin tonë strategjik", deklaroi njeriu i parë i NATO-s.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail