"Tajm": Fëmija duke qarë dhe Trampi - Mirë se vini në Amerikë

Nju-Jork, 21 qershor 2018 (MIA) - Në ballinën e numrit të ri të javores Tajm që do të jetë në shitje prej 2 korrikut do të gjendet foto-ilustrimi i fëmijës duke qarë të një emigranteje nga Hondurasi, me dhunë i ndarë nga nëna, i cili qëndron para presdientit të SHBA-së, Donald Tramp. Në prapavijë të kuqe në kënd shkruan "Mirë se vini në Amerikë".
Tajm thekson se fotografia (Për Geti imixhis) ishte e Xhon Mur, fitues i Çmimit të Pulicerit, i cili me vite fotografon emigrantë në vendkalimet kufitare mes SHBA-së dhe Meksikës.
Ceket se një nga fotografitë e Murit, është bëprë këtë javë, dhe është simboli më i dukshëm i debatit për emigrantët në SHBA.
"Kësaj radhe ishte me të vërtetë vështirë. Sapo përfundoi gjithçka, ata (emigrantët) u futën në furgon. M'u desht të ndalem dhe të marr frymë thellë disa herë", thotë Mur.
Ai, gjithashtu e përshkroi reagimin e vet në vendin e ngjarjes ku ishte prezent, ku një vajzë dyvjeçare nga Hondurasi qan përderisa nënën e saj e arreston policia në qytetin kufitar Mekalen në teksas.
"Gjithçka dëshirova në atë moment ishte ta merrja në duart e mia. Por, nuk munda", tha Mur.
Presidenti amerikan, Donald tramp dje nënshkroi vendim ekzekutiv që familjet emigrante të cilat e kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin jugor të SHBA-së, t'u mundësohet të mbeten me fëmijët e tyre, prëderisa presin epilogun e procedurës për migracion.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis tha se Pentagoni "do tëp përgjigjet, nëse kërkohet prej tyre", për të ndihmuar në vendosjen e emigrantëve të arrestuar përderisa kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin amerikano-meksikan.
Matis shtoi se Pentagoni do të mbështetë gjithçka që do të kërohet nga Ministria për siguri të brendshme, duke cekur se agjencia federale tashmë ka konfirmuar jkatër baza ushtarake për vendosje të mjundshme të përkohshme për emigrantët e arrestuar, prëfshirë edhe fëmijët pa shoqërues.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail