Pompeo. Sanksionet për Korenë e Veriut do të jenë aktive derisa nuk arrihet denuklearizim i plotë

Tokio, 8 korrik 2018 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo i demantoi pohimet e Koresë së Veriut se SHBA-ja kanë parashtruar kërkesa "gangstere" për Phenianin, duke theksuar se sanksionet për Korenë e Veriut do të jenë aktive derisa nuk plotësohet premtimi i liderit të Koresë së Veriut, Kim Xhon-un për denuklarizimin e plotë të vendit.
Pompeo, gjatë fjalimit të tij në Tokio, ku gjendet për vizitë, tha se denuklerazimi do të jetë i rëndë dhe se ka mbetur edhe shumë punë, por mbeti në qëndrimin se është arritur përparim.
Kryeministri japonez Shinxo Abe e lavdëroi Pompeon për sjelljen gjatë negociatave me Korenë e Veriut.
Paraprakisht, Pheniani e akuzoi SHBA-në se janë sjellur në mënyrë "gangstere" gjatë parashtrimit të kërkesave të tyre për programin bërthamor të Koresë së Veriut, me çka e demantuan pohimin e Pompeos se është arritur përparim lidhur me çështjet kyçe.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail