Stoltenberg: Pres debate të ashpra, por edhe vendim për përforcimin e NATO-s

Bruksel, 10 korrik 2018 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi se tema të rëndësishme të bisedës në Samitin e Aleancës do të jenë shpenzimet për mbrojtje dhe ndarja e barrës, por edhe roli i NATO-s në luftën kundër terrorizmit, si dhe përgjigjja e kiber kërcënimeve dhe sfidave të tjera.
Ai theksoi se vlerësimet për shpenzime në vitin 2018 janë inkurajuese dhe se çdo vend anëtar, në krahasim me vitin 2014, i ka rritur shpenzimet për mbrojtje.
"Vitin e kaluar është vërejtur rritje më e madhe e atyre shpenzimeve në gjeneratë, ndërsa sivjet do të jetë hera e katërt në të cilën është vërejtur rritje e shpenzimeve për mbrojtje. Vlerësimet tregojnë se duhet të presim se tetë aleatë do t'i rrisin shpenzimet për dy për qind nga BPV-ja për sivjet", theksoi Stoltenberg në konferencën për shtyp para Samitit të NATO-s, që nesër dhe pasnesër mbahet në Bruksel.
Ai shtoi se aleatët tani më kanë investuar miliarda në pajisje të rëndësishme dhe i kanë intensifikuar kontributet e tyre në misionet dhe operacionet, ashtu që "trendet kanë ndryshuar dhe tani janë në rritje".
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës i falënderoi të gjitha vendet anëtare për mbajtjen e mbrojtjes së fuqishme të NATO-s, derisa presidentin e SHBA-së e falënderoi për udhëheqje në shpenzimet për mbrojtje.
"Kjo si duket ka ndikim. Vitin e kaluar, në iniciativë të presidentit, kemi ngritur plan për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje dhe në bazë të atij plani vlerësojmë se aleatët evropianë dhe Kanadaja do të ndajnë 255 miliardë dollarë shtesë për mbrojtje prej tani e deri në vitin 2024. Kjo është e konsiderueshme", theksoi Stoltenberg.
Ai theksoi edhe se liderët nesër do të sjellin edhe vendim për intensifikimin e rolit të tyre në luftën kundër terrorizmit.
"Filluam mision të ri për trajnim në Irak, me qindra instruktorë të NATO-s. Duhet të hapim shkolla ushtarake për ta avancuar profesionalizmin e forcave irakiane. Ky do të jetë mision joluftarak, por shpresojmë se do të pengojë hyrje të sërishme të SHI-së dhe grupeve tjera terroriste", tha Stoltenberg.
Ai potencoi edhe se NATO-ja do të investojë përpjekje shtesë për mbështetje të partnerëve kyçë në Lindje të Afërt dhe në Afrikën Veriore, ndërsa do ta përforcojë edhe mbështetjen për Tunizi dhe Jordani, duke përfshirë edhe kiber mbrojtje dhe menaxhim me kriza.
"Parandalimi është më i mirë se intervenimi. Duke u ndihmuar partnerëve tanë për të penguar krizë, kjo të gjithëve na bën më të sigurt. Për ta përforcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë do të obligohemi se deri në vitin 2020 do të kalojmë 30 batalione të mekanizuara, 30 eskadrila të aviacionit dhe 30 anije luftarake të përgatitura për përdorim në afat prej 30 ditësh ose më pak", theksoi Stoltenberg.
Ai shtoi se NATO-ja do ta harmonizojë edhe strukturën e re komanduese midis të cilëve edhe një për Atlantikun në Norfolk, në Virxhinia dhe tjetra për mobilizim ushtarak në Evropë, në Gjermani, ndërsa do të vendoset edhe bashkëpunim i afërt me kontrollin evropian, që do ta rritë mobilizimin ajror.
"Aeroplanët të cilat e mbështesin misionin e NATO-s do të marrin shenjë pozitive të NATO-s dhe prioritet kur bëhet fjalë për kontroll të komunikacionit ajror, si në kohën e paqes, ashtu edhe në krizë", tha sekretari i përgjithshëm i Aleancës.
Stoltenberg midis temave të Samitit i ndau edhe përgjigjen e NATO-s në kërcënimet hibride dhe kiber kërcënimet, përmes qendrës së re për kiber operacione si pjesë e strukturës së re komanduese të Aleancës,
Ai paralajmëroi se sonte me kolegët nga Finlanda dhe nga Suedia, si dhe nga BE-ja dhe nga KE-ja, me të cilët do të bisedojë për sfidat e përgjithshme të sigurisë, midis të cilëve edhe ato nga Lindja e Afërt dhe nga Afrika Veriore, Rusia dhe Gadishulli Korean, ndërsa Samiti do të përfundojë me takimin për Afganistanin.
Stoltenberg deklaroi se pret të gjithë të pajtohen për rritjen e fondeve për forcat afrikane pas vitit 2020.
"Nuk do të habitem nëse në Samit ka debate të ashpra, përfshirë këtu temën për shpenzimet për mbrojtje, por jam i sigurt se do të pajtohemi për atë që është themelore: Amerika Veriore dhe Evropa janë së bashku. Do të sjellim vendim i cili do ta përforcojë Aleancën tonë dhe do t'i mbrojë qytetarët tanë në vitet në vijim", theksoi Stoltenberg.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail