NATO po tenton të tregojë unitet edhe krahas tensioneve

Bruksel, 11 korrik 2018 (MIA) - Gjatë arritjes në Samitin e NATO-s në Bruksel, pas mëngjesit me presiden tin amerikan Donalld Tramp, i cili dërgoi kritika të ashpra për shkallët e ulëta të buxhetit për mbrojtje të vendeve anëtare të NATO-s, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg ishte i vendosur të tregojë optimizëm se Aleanca sot do tëp mbetet e bashkuar.
"Fjalët e Trampit janë të fuqishme por të gjithë jemi dakord, ajo është ajo që filluam ta bëjmë. Pres diskutime të hapura. Edhe krahas dallimeve pres të dakordohemi se së bashku jemi më të fuqishëm", theksoi Stoltenberg, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
"Prej se me dekada aleatët i pakësuan buxhetet për mbrojtje për qindra miliarda euro dhe dollarë, tani shohim se shtojnë qindra miliarda dollarë dhe euro për mbrojtje. Kjo është rritja më e madhe në Evropë dhe Kanada. Të gjithë aleatët e rrisin buxhetin për mbrojtje", shtoi ai.
Stoltenberg shfaqi bindje se do të përmbushen angazhimet për përforcim të mbrojtjes së përbashkët, si dhe në luftën kundër terrorizmit përmes misioneve për stërvitje dhe do tëp tregohet se NTAO edhe më tutje është e kthyer drejt qëllimeve.
Pas tensioneve në tregti dhe mossuksesin e Samitit të G-7 në Kanada, aleatët e NATO-s druajnë nga paparashikueshmëria e presidentit amerikan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail