Tramp: Mej e shkatërroi Brekzitin, Xhonson do të ishte shembull i mirë

Londër, 13 qershor 2018 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp e akuzoi kryeministren britanike, Thereza Mej se e ka "shkatërruar Bregzitin" dhe shtoi se çdo tentim i saj për t'i ruajtur marrëdhëniet e afërta me Bashkimin Evropian i zvogëlon shanset për marrëveshje tregtare fitimprurëse me SHBA-në.
"Nëse dakordojnë një marrëveshje të tillë (me Unionin), atëherë ne do të punojmë me BE-në në vend se të punojmë me Britaninë, kështu që me siguri do ta shkatërronte marrëveshjen", tha Tramp në intervistën për "San",
Ai pohon se Mej e ka injoruar këshillën e tij duke u përcaktuar për strategjinë e "Brekzitit të butë".
Në pyetjen nëse me të vërtetë kryeministrja britanike e ka quajtur "mësuese e cila dëshiron të urdhërojë", Tramp tha se është "lajm i rremë" i "Uashington post".
Ai gjithashtu tha se ish-ministri i Punëve të Jashtme, Boris Xhonson, i cili dha dorëheqje për shkak të "Brekzitit të butë", do të ishte "kryeministër i shkëlqyer".
"Ai është shumë i talentuar, më pëlqen shumë. Mendoj se do të ishte kryeministër i shkëlqyer, mendoj se e ka atë që është e nevojshme", theksoi presidenti amerikan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail