Samit i Trampit dhe Putinit në Helsinki

Helsinki, 16 korrik 2018 (MIA) - Samiti i presidentit amerikan dhe rus Donald Tramp dhe Vlladimir Putin do të mbahet sot në Pallatin Presidencial finlandez.
Ai është ndërtesë e shekullit 19, me pamje në Detin Baltik, e cila dikur ishte rezidencë e imperatorëve rusë në Finlandë.
Si organizator i mbledhjes, presidenti finlandez Sauli Niniste do të mbajë takime bilaterale me dy mysafirët. Para samitit, ai zyrtarisht do t'i përshëndesë Putinin dhe Trampin.
Bisedat bilaterale mes Trampit dhe Putinit do të mbahen në sallën gotike të Pallatit Presidencial, ku më pas në Sallën e pasqyrave do të organizohet drekë pune me disa anëtarë të delegacioneve.
Shefat e diplomacive të të dy vendeve, Sergej Lavrov dhe Majk Pompeo, gjithashtu do të mbajnë takim bilateral.
Është parashikuar në orët e pasdites Tramp dhe Putin të mbajnë konferencë për shtyp.
Liderët e dy superfuqive në takim do të bisedojnë për shumë tema mes të cilave janë situata në Lindjen e Afërt, Siria, Irani, Ukraina, përzierja ruse në zgjedhjet në SHBA, si dhe situata në të cilën gjenden marrëveshjet bërthamore.
Samiti në Helsinki do të jetë mbledhja e katërt e presidentëve Tramp dhe Putin nga inaugurimi i Trampit në janar të vitit 2017.
Tramp dje deklaroi se në Helsinki shkon me pritje të vogla.
"Nuk kam pritje të mëdha nga samiti", deklaroi Tramp në intervistë për Si-Bi-Es njuz dhe shtoi se nga bisedat e dy liderëve nuk do të ndodhë "asgjë e keqe".
"Mendoj se është mirë të takohemi. Besoj në mbledhje. Besoj se mbledhja me presidentin Kim ishte punë e mirë. Mendoj se mbledhja me presidentin kinez ishte shumë punë e mirë. Kështu që besoj në mbledhjet me Rusinë, Kinën, Korenë Veriore. Nga kjo nuk do të dalë asgjë e keqe dhe ndoshta do të dalë diçka e mirë", tha Tramp.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail