Tërmeti e ka ngritur ishullin Lombok për 25 centimetra

Xhakartë, 11 gusht 2018 (MIA) - Tërmeti i fuqishëm me intensitet prej 6,9 ballë sipas Shkallës së Rihterit, i cili më 5 gusht e goditi ishullin indonezian Lombok, ka shkaktuar ngritjen e tij për 25 centimetra.
Siç kumtoi një grup shkencëtarësh nga Administrata aeronautike dhe kozmike kombëtare amerikane (NASA) dhe të Institutit të Kaliforisë për teknologji, në bazë të analizave të inçizimeve satelitore të Lombokut, të bëra pas tërmetit, janë konfirmuar ndryshime të sipërfaqes së ishullit.
Sipas shkencëtarëve, u konfrimua se në rajonin e epiqendrës së tërmetit, në pjesën veriperëndimore të Lombokut, sipërfaqja e tokës lshtë ngritur për 25 centimetra, ndërsa në vende tjera të ishullit është ulur mes pesë dhe 10 centimetra.
Ndërkohë, në Lombok vazhdon hetimi pas personave të ngujuar nën rrënojat.

Siç njoftoi DPA, Shërbimi indonezian kombëtar për ballafaqim me fatkeqësi elementare sot kumtoi se bilanci më i ri i viktimave nga tërmeti është 387 të vdekur dhe pothuaj 13.700 të lënduar.
"Numri i viktimave do të vazhdojë të rritet, pasi ende ka persona të ngujuar nën tokë ose rrënojat e objekteve të shkatërrua", thuhet në kumtesën e Shërbimit.
Në tërmetin janë shkatërruar pothuaj 68.000 shtëpi, për të cilin shkak pa kulm mbi kokë kanë mbetur rreth 397.000 persona, që paraqet 10 për qind nga popullata e përgjithshme në Lombok.
Indonezia gjendet në zonën e Unazës së zjarrtë pacifike, e cila karakterizohet me aktivitet të përforcuar vullkanik dhe seizmik.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail