Haset: Rënia e lirës është shenjë se Turqia ka probleme me ekonominë

Uashington, 14 gusht 2018 (MIA) - Rënia e vlerës së lirës turke për 40 për qind është tregues se në Turqi ka probleme me shumë baza fundamenale të ekonomisë, deklaroi këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë.
Lira turke që nga fillimi i vitit humbi rreth 40 për qind nga vlera e saj, që sipas ekspertëve, është rezultat i përpjekjeve të Qeverisë së Turqisë të vendosë kontroll ndaj politikës monetare të vendit, por edhe të tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Ankarasë dhe Uashingtonit, veçanërisht pas vendimit të SHBA-së për rritjen e dyfishtë të doganave për import të disa mallrave.
Megjithatë, sipas Haset, vendimi i presidentit amerikan Donald Tramp për rritjen e dyfishtë të doganave për importin në SHBA të çelikut dhe aluminit nga Turqia ka "një pjesë shumë të vogël" në bruto prodhimin vendor turk dhe në parim nuk mund të ketë ndikim ndaj kursit të lirës turke.
"Kur një vend "e humb lidhjen me demokracinë liberale, nuk mundet realisht të dihet se çka do të ndodhë me ekonominë. Ky është shkaku për pasigurinë", potencon Haset në intervistë për televizionin Em-Es-En-Bi-Si.
Sipas këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë, Administrata e Trampit me kujdes e ndjek gjendjen financiare në Turqi pas rënies drastike të vlerës së lirës turke në krahasim me dollarin amerikan.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail