Tramp e nënshkroi Ligjin për politikën e mbrojtjes

Uashington, 14 gusht 2018 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë e nënshkroi Ligjin për politikën e mbrojtjes në vlerë rekorde prej 176 miliardë dollarë.
Me Ligjin e ri është paraparë rritja e pagave të ushtarëve të SHBA-së për 2,6 për qind, që është rritja më e madhe në dy vitet e fundit.
Ligji, gjithashtu, do t'i lejojë Trampit t'i shfuqizojë sanksionet ndaj shteteve të cilat kanë blerë armë ruse, ndërsa tani duan të pajisen me armë amerikane.
Me Ligjin e ri janë zhbllokuar 69 miliardë dollarë për operacionet vijuese jashtë vendit (Afganistan, Siri, Irak, Somali dhe të tjera) dhe parashikon rritje të numrit të ushtarëve me 16.000. Rreth 40 miliardë dollarë do të shpenzohen për ripërtëritjen e forcave ushtarake ajrore, ndërsa 65 miliardë dollarë janë dedikuar për prodhimin e mbushjeve të reja bërthamore me fuqi të vogël, të cilat do të gjuhen prej nëndetëseve.
Buxheti i Pentagonit për vitin 2019 parashikon edhe 500 milionë dollarë për prodhim të përbashkët të sistemeve për mbrojtje raketore të Izraelit, 850 milionë dollarë për stërvitje dhe armatosjen e armatës irakiane dhe 250 milionë dollarë ndihmë për sigurinë në Ukrainë.
Janë ndarë edhe mjete për paradën ushtarake në Uashington në nëntor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail