Për shkak të zjarreve në Kanada janë evakuuar 7.000 familje

Otavë, 14 gusht 2018 (MIA) - Autoritetet e provincës kanadeze Kolumbia britanike urdhëruan evakuimin e 7.000 familjeve, për shkak të përhapjes së zjarreve pyjore që me ditë të tëra paraqiten në atë pjesë të Kanadasë perëndimore.
Siç lajmëroi televizioni Si-Bi-Si, në Kolumbinë britanike sot aktive janë pothuajse 600 zjarre pyjore, prej të cilave rreth 150 shpërthyen gjatë fundjavës së kaluar.
Pjesa më e madhe e zjarreve, të cilat deri tani shkatërruan mbi 3.000 hektarë sipërfaqe dhe rreth 30 objekte banesore, shpërthyen si pasojë e goditjeve të rrufeve gjatë stuhive verore.
Në shuarjen e zjarreve janë përfshirë mbi 2.800 zjarrfikës nga disa provinca kanadeze, si dhe kolegët e tyre nga Australia, Meksika dhe Zelanda e Re.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail