Senati amerikan e miratoi rezolutën: Mediat nuk janë armike të popullit

Uashington, 17 gusht 2018 (MIA) - Senati amerikan njëzëri e miratoi rezolutën, e propozuar nga senatori i Partisë Demokratike, Brajan Shulc, në të cilën theksohet se "mediat nuk janë armike të popullit".
Shulc gjatë dorëzimit të propozimit iu referua ish-presidentët amerikan Tomas Xheferson, Xhejms Medison dhe Ronald Regan, se mediat e lira janë "pjesë integrale e bazës së SHBA-së".
Në rezolutë dënohet sulmi ndaj mediave si "sulm ndaj institucioneve demokratike të SHBA-së".
Rezoluta i referohet amendamentit të parë i cili i mbron mediat nga kontrolli i Qeverisë dhe nga presionet.
Presidenti amerikan Donald Tramp dje përsëri i kritikonte mediat pasi disa gazeta amerikane në koordinim i dënuan sulmet e tij ndaj gazetarëve, të cilët i akuzon se po përhapin lajme të rreme.
"Nuk e ekziston asgjë më shumë që do të doja për shtetin tonë se sa liria e vërtetë e mediave. Është fakt se mediat janë të lira të shkruajnë gjithçka që duan, por pjesa më e madhe e tyre janë lajme të rreme, agjendë politike ose vetëm përpjekje e zakonshme që të dëmtohen njerëzit. Nderi fiton", shkroi Tramp në Tuiter.
Në iniciativë të gazetës "Boston Glloub", 350 gazeta në SHBA dje në editorialet e tyre i dënuan dhe dërguan sulme ndaj Trampit për lajme të rreme duke e theksuar rëndësinë e mediave të lira dhe të fuqishme.
Tramp rregullisht i quan mediat "armiq të popullit" dhe "lajme të rreme", ndërsa para dy javëve tha se gazetarët "me qëllim shkaktojnë ndarje të mëdha dhe mosbesim" dhe se "mund të shkaktojnë luftë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail