Stejt Departamenti formoi grup për koordinim të politikës ndaj Iranit

Uashington, 17 gusht 2018 (MIA) - Sekretari shtetëror i SHBA-së, Majk Pompeo mbrëmë formoi grup për koordinim të politikës amerikane ndaj Iranit.
Pompeo duke e paralajmëruar krijimin e grupit e akuzoi Teheranin për "valë të dhunës dhe sjellje destabilizuese të drejtuara drejt nesh, partnerëve tanë dhe vetë popullit iranian".
Ai shtoi se administrata e presidentit Donald Tramp është e përgatitur për bisedime me Iranin, por që kjo të ndodhë "duhet të shohim ndryshime të mëdha në sjelljen e regjimit si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve.
Për drejtor të grupit është emëruar Brajan Huk, ekspert për politikë të jashtme, i cili që nga nëntori i vitit të kaluar udhëhiqte me aleatët në Evropë dhe në Azi për intensifikimin e presionit ndaj Teheranit.
"Uashingtoni do të punojë me vende të tjera, që të vendosen sanksione të dyta për shkak të Iranit... SHBA-ja do t'iu ndihmojë të gjitha vendeve që plotësisht t'i respektojnë sanksionet", theksoi Huk.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail