Liderët e dy Koreve nënshkruan deklaratë, Kim Xhong-un premtoi se së shpejti do ta vizitojë Seulin

Seul, 19 shtator 2018 (MIA) - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un dhe presidenti i Koresë Jugore Mun Xhae-in nënshkruan deklaratën e përbashkët në ditën e dytë të takimit në Phenian.
Më vonë ministrat e Mbrojtjes të të dyja palëve nënshkruan marrëveshje ushtarake për të ulur tensionet në Gadishullin Korean.
Në një pres konferencë të përbashkët Mun Xhae-in tha se Kim është dakorduar të ndërmerren hapa konkrete ndaj çarmatimit bërthamor dhe instalimet bërthamore të Koresë së Veriut plotësisht të demontohen në praninë e ekspertëve ndërkombëtarë.
"Koreja e Veriut do të mbyll reaktorin bërthamor në Jonbon dhe do ta demontojë poligonin e tij bërthamor Toçhan-ri", deklaroi Mun.
"Jugu dhe Veriu u pajtuan për të shndërruar zonën e demilitarizuar në kufirin e tyre në zonë të paqes dhe prosperitetit", tha presidenti i Koresë së Jugut.
Midis masave për uljen e tensioneve, ai e përmendi edhe krijimin e një komiteti të përbashkët, ku do të ketë përfaqësues të komandës ushtarake të të dyja palëve.
Mun kumtoi se dy Koretë janë pajtuar për eliminimin e të gjitha rreziqeve që mund të shkaktojnë luftë në gadishull.
"Çarmatimi i tërësishëm bërthamor do të ndodhë në të ardhmen e afërt", shtoi ai.
Mun, gjithashtu, tha se lideri i Koresë së Veriut do të vizitojë Seulin deri në fund të vitit.
"Presidentit Mun Xhae-in i premtova se së shpejti do ta vizitoj Seulin", deklaroi Kim Xhon-un.
Mun shfaqi shpresë për ripërtëritjen e dialogut midis Koresë së Veriut dhe SHBA-së.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail