Në Njujork ka filluar seanca e 73-të e Asamblesë së Përgjithshme të KB-ve

Njujork, 19 shtator 2018 (MIA) - Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Njujork ka filluar seanca e 73-të e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës botërore.
Fillimin e ciklit të ri të punës e shpalli presidentja e seancës- ish kryeministrja e Ekuadorit, Marija Fernanda Espinosa, gruaja e katërt në këtë funksion në 73 vitet e kaluara dhe latino-amerikanja e parë.
Në fjalën hyrëse Espinosa tha se do t'i kushtojë kryesimit të saj të gjitha grave dhe do të punojë në vënien e barazizë gjinore duke iu falëndëruar njëherësh parardhësit, Mirosllav Lajçak.
Espinosa ka thënë se këtë vit 193 shtete të Organizatës do të shqyrtojnë rreth 330 Rezoluta dhe se janë planifikuar 100 seanca plenare.
"Krahas kësaj, këtë vit duhet të marrim 34 mandate për tema të ndryshme me interes global dhe të organizojmë 18 samite", ka thënë ajo.
Sekretari i përgjithshëm i KB-ve Antonio Guteresh ka shprehur bindjen se Espinosa do të jetë president i denjë i Asamblesë së Përgjithshme duke iu falënderuar përvojës së saj diplomatike dhe njohjes së specifikave në punën e saj si përfaqësuese e përhershme në Gjenevë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail