Të paktën tetë ushtarë humbën jetën në sulmin në paradën ushtarake në qytetin iranian Ahvaz

Teheran, 22 shtator 2018 (MIA) - Të paktën tetë ushtarë janë vrarë sot në sulmet mbi pjesëmarrësit dhe spektatorët në paradën ushtarake në qytetin iranian Ahvaz.
Në sulm janë lënduar të paktën 20 persona, duke përfshirë edhe gra dhe fëmijë. Të plagosurit janë në gjendje kritike.
Mediat lokale informojnë se dy persona kanë hapur zjarr, fillimisht ndaj spektatorëve dhe ushtarëve, ndërsa më pas kanë tentuar që të qëllojnë të ftuarit në tribunën zyrtare, por janë neutralizuar nga ana e forcave të sigurisë. Supozohet se gjatë kësaj sulmuesit janë lënduar.
Sulmuesit kanë qenë me motoçikleta dhe me uniforma ngjyrë kaki, citojnë mediat amerikane.
Tani për tani askush nuk e ndërmerr përgjegjësinë për sulmin, i cili u krye ditën kur Irani e shënon festën e forcave të armatosura.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail