SHBA: Rohani arsyen për problemet ta kërkojë në Iran

Nju-Jork, 23 shtator 2018 (MIA) - Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Niki Hejli, e dënoi sulmin e djeshëm në një paradë ushtarake në Iran ku u vranë 29 vetë dhe u plagosën më shumë se pesëdhjetë.
Ajo shtoi se presidenti iranian Hasan Rohani duhet të kërkojë shkakun e problemeve në vend, të mos akuzojë Shtetet e Bashkuara për inkurajimin e veprimeve të tilla.
"SHBA-ja e dënon çdo sulm terrorist kudo qoftë", tha Hejli.
Teherani për sulmin në Ahvaz ka akuzuar separatistët arabë si dhe një shtet "të vogël" nga Gjiri Persik.
Hejli këtyre akuzave të tilla iu kundërpërgjigj se Rohani duhet të shohë se çfarë po ndodh me të në shtëpi, ku iranianët protestojnë, se të gjitha paratë që mbërrijnë në Iran janë për ushtrinë që shtyp popullin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail