Në SHBA janë akuzuar shtatë oficerë të Agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse

Uashington, 4 tetor 2018 (MIA) - Ministria amerikane e Drejtësisë ka ngritur akuzë kundër shtatë oficerëve të Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake ruse (GRU) për shkak të hakimit të Agjencisë Kundër Dopingut dhe organizatave të tjera.
Në akuzë theksohet se në cak të GRU kanë qenë ata të cilët publikisht e kanë mbështetur ndalesën për pjesëmarrje të atletëve rusë të garave sportive ndërkombëtare.
Sipas Prokurorisë amerikane, në cak të rusëve kanë qenë edhe kompania për energji bërthamore në Pensilvani, si dhe një organizatë ndërkombëtare e cila e heton përdorimin e armës kimike në Siri, si dhe helmimin e ish oficerit të GRU, Sergej Skripal dhe vajzës së tij.
Paraprakisht, ministrja holandeze e Mbrojtjes Ank Bejleveld deklaroi se Shërbimi i Inteligjencës Ushtarake e Holandës ka penguar sulm të hakerëve rus mbi OHZO.
Të dyshuarit për sulmin kanë pasur pasaporta diplomatike.
Rusët, gjoja, kanë dashur të vijnë deri te dosjet për hetimin për rrëzimin e aeroplanit MH-17 në Donbas në vitin 2017, si dhe deri te materialet për sulmin mbi spiunin e dyfishtë rus Sergej Skripal dhe vajzës së tij.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis nga Brukseli porositi se SHBA-ja do të shqyrtojnë si t'u kundërpërgjigjen sulmeve ruse dhe shkeljen e marrëveshjeve ndërkombëtare", por refuzoi të zbulojë më shumë detaje.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail