Meng nën hetim në Kinë, bëri të ditur Qeveria kineze

Pekin, 8 shtator 2018 (MIA) - Kryetari i deritanishëm i Interpolit, Meng Honguej është nën hetim në Kinë, ku është akuzuar për mitmarrje dhe vepra të tjera penale, theksohet në kumtesën e publikuar në faqen zyrtare të internetit të Qeverisë kineze.
"Meng me vullnet personal ka bërë problem", theksohet në kumtesë.
Interpoli zyrtarisht ka kërkuar informacione nga Kina zyrtare për Mengun, i cili u zhduk pasi ka ardhur në vend për vizitë.
Paraprakisht Interpoli bëri të ditur se përfaqësuesi i lartë zyrtar kinez Meng Honguej, zhdukjen e të cilit e denoncoi bashkëshortja e tij para dhjetë ditëve, dha dorëheqje nga funksioni kryetar i Interpolit në vigjilje të largimit për në Kinë.
Interpol nuk e sqaroi shkakun për dorëheqjen e tij, por kumtoi se ajo menjëherë ka hyrë në fuqi.
Në kumtesë theksohet se ushtrues i detyrës, kryetar i Interpolit do të jetë nënkryetari në Komitetin ekzekutiv të Interpolit, KIm Xhong Jang nga Koreja Jugore.
Organi disiplinor Partia Komuniste e Kinës kumtoi se kryetari i Interpolit, Meng Honguej është nën hetim për shkak të dyshimit se ka shkelur ligje.
Honguej, i cili është zëvendësministër kinez i Sigurisë Publike "dyshohet për shkelje të ligjeve dhe për momentin është nën hetim dhe mbikëqyrje" të trupit të ri kinez për luftë kundër korrupsionit, Komisioni nacional mbikëqyrës.
Këtë komunikatë, shërbimi i PK kompetente për luftë kundër korrupsionit dhe jolojalitetit politik e publikoi mbrëmë në faqen e tij.
Njëkohësisht, bashkëshortja Grejs Meng deklaroi se bashkëshorti para se të zhduket gjatë udhëtimit drejt Kinës ka dërguar një foto me thikë.
Ajo dje në Lion deklaroi se beson që ai është përpjekur me këtë të thotë se është në rrezik. Mesazhi i është dërguar më 25 shtator dhe ajo që atëherë nuk është në kontakt me të.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail