Zaev optimist se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë në "pikën e parë"

Shkup, 9 tetor 2018 (MIA) - Qytetarët të cilët vendosën të marrin pjesë në referendum, me mbi 90 për qind dhanë udhëtregues të qartë ku duhet të lëvizë Maqedonia. Tani punët kalojnë në institucionet e sistemit. Qeveria dje e hapi nismën për ndryshime kushtetuese dhe kjo që dje hyri në Kuvend. Pres që Parlamenti sot apo nesër ta fillojë procedurën para Komisionit kushtetues për hapjen e debatit, theksoi kryeministri Zoran Zaev në debatin e sotëm të titulluar: "Ura apo mure? Maqedonia dhe Ballkani Perëndimor në Evropë", të organizuar në kuadër të Forumit për shoqëri civile Shkup 2018.
"Kjo që po ndodh këtu në Maqedoni me vendime të këtilla të rëndësishme dhe serioze dhe diferencim në dy drejtime edhe në garniturën në pushtet dhe në strukturën opozitare - progresive dhe regresive. Serioziteti i të kuptuarit se pa marrëveshje me Greqinë nuk ka integrim në BE dhe në NATO përfundimisht është konfirmuar dhe nuk ka dilema. Ne duhet të drejtohemi para përgjegjësisë së kohës që e jetojmë. Përgjegjësinë për vendin dhe për qytetarët është punë më e rëndësishme para së cilës jemi të drejtuar, ndërsa pastaj janë punët tona sekondare - çfarë rejtingu kemi, nëse do të na zgjedhin sërish në zgjedhje. Nga ky aspekt unë besoj shumë në Parlamentin tonë se do të mbisundojë elementi progresiv, madhe dhe për çështjen seriozisht të ndjeshme", tha Zaev.
Ai deklaroi se është i relaksuar dhe është optimist në prag të debatit në Kuvend për ndryshimet kushtetuese se ata do të kalojnë në "pikën e parë".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail