Uragani "Majkëll" është përforcuar: "Me dekada nuk kemi parë diçka të tillë"

Uashington, 9 tetor 2018 (MIA) - Uragani Majkëll, të cilin guvernatori i Floridës, Rik Skot sot e ka përshkruar si "monstruoz", është përforcuar dhe tani klasifikohet si uragan i kategorisë së dytë, ndërsa së shpejti fuqia e tij mund të rritet.
"Për rreth 12 orë do t'i ndjejmë goditjet e para. Me dekada nuk kemi parë diçka të tillë", tha Skot.
Ai ka parashikuar se Majkëll do të jetë uragani më shkatërrues në dekadat e fundit.
Në rrugën e uraganit drejtë Floridës, janë vërejtur erëra prej rreth 155 kilometrave në orë.
Paralajmërime për uraganin janë dhënë në shumë qytete në shtetin e Floridës.
Pas Floridës, uragani do ta godas edhe Gjeorgjinë dhe Karolinën Jugore edhe Veriore.
Pritet që uragani ta godas Floridën të mërkurën rreth orës 13 sipas kohës lokale, ndërsa për momentin gjendet rreth 640 kilometra nga toka amerikane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail