Më shumë se 40 viktima në një aksident rrugor në Kenia

Najbori, 10 tetor 2018 (MIA) - Të paktën 40 persona humbën jetën sot herët në mëngjes në një aksident rrugor në Kenian perëndimore, njoftoi policia.
Sipas një nëpunësi policie, më shumë se 40 persona humbën jetën në vendin e aksidentit, por numri i viktimave mund të jetë edhe më i madh.
Gazeta "Dejli Nejshën" publikoi se numri i viktimave është 42.
Në vendin e aksidentit në qytetin Fortran arritën ekipet e policisë dhe ekipet e shpëtimit. Numri i viktimave mund të rritet, sepse në autobus ka pasur më shumë njerëz.
Sipas policisë, autobusi në të cilin ka pasur 52 udhëtarë, ka udhëtuar nga kryeqyteti Najbori për në Kusumu në pjesën perëndimore të rajonit Kakamaga. Në një rrugë me pjerrësi shumë të madhe, autobusi ka dalë nga rruga në një lartësi prej 20 metrash.
Sipas të dhënave zyrtare statistikore, në Kenia çdo vit në aksidente rrugore humbin jetën rreth 3.000 persona, por Organizata Shëndetësore Botërore (OBSH) ka të dhëna për më shumë se 12.000 viktima nëpër aksidentet rrugore në nivel vjetor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail