"Uashington Post": Turqia posedon dëshmi se Kashogi është vrarë

Uashington, 12 tetor 2018 (MIA) - Qeveria turke ka informuar zyrtarë të lartë amerikanë se posedon video dhe audio incizime, të cilët dëshmojnë se gazetari saudit Xhamal Kashogi është vrarë në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll, shkruan gazeta "Uashington Post".
Gazeta, pronar i të cilës ishte Kashogi, thekson se incizimet tregojnë se pjesëtar të shërbimeve saudite të sigurisë e kanë arrestuar Kashogi pas arritjes së tij në Konsullatë më 2 tetor për të siguruar dokumentet e nevojshme për kurorëzim, më pas e kanë vrarë dhe kanë prerë trupin e tij.
"Incizimet e zërave në Konsullatë bëjnë të ditur se çfarë kishte ndodhur me Xhamal pas arritjes së tij, pohon një burim i gazetës i njoftuar me përmbajtjen e të dhënave, i cili ka kërkuar të jetë anonim.
I njëjti burim thekson se në incizimet mund të dëgjohet se si Kashogi është arrestuar, është marrë në pyetje, është torturuar dhe në fund është vrarë.
Zëdhënësi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ibrahim Kallan dje njoftoi se me propozimin e Arabisë Saudite është vendosur që të formohet një grup i përbashkët turko-saudit për zbardhje të rastit.
Mediat ruse publikuan fotografi nga një grup i dyshuar saudit "ekipi i vrasjes, i përbërë nga 15 persona, ndërsa gjithashtu publikuan edhe foto dhe incizimin për "lëvizje të dyshuara" në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll pas zhdukjes të Kashogi.
Arabia Saudite nuk e komentoi publikimin e fotografive dhe video incizimeve, duke mbetur në qëndrimin se gazetari është larguar nga ndërtesa pa lëndime.
Paraprakisht, shefi i diplomacisë turke Mevlud Çavushoglu deklaroi se pret bashkëpunim të plotë me Arabinë Saudite për këtë rast.
"Dëshirojmë të bashkëpunojmë me Arabinë Saudite, sepse kjo ndodhi në Konsullatën e Përgjithshme Saudite. Arabia Saudite duhet të bashkëpunoj me ne", theksoi Çavushoglu.
Kashogi (59), i cili nga viti i kaluar jeton në mërgim në SHBA, është gazetar për një kohë të gjatë. Ai është i angazhuar në "Uashington post" dhe është i njohur nga tekstet kritike për autoritetet saudite. Në tekstet e tij ai e kritikonte Arabinë Saudite dhe për shkak të luftës me Jemenin dhe kontestin me Kanadanë.
Ai është i njohur për nga intervistat me liderin e mëparshëm të Al Kaedas, Osama bin Laden dhe udhëtimet me të gjatë periudhës prej vitit 1987 deri më vitin 1995. Në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar madje kishte bërë përpjekje për të bindur Bin Laden të pajtohet me familjen mbretërore të Arabisë Saudite dhe të kthehet në atdheun e tij, por ai kishte refuzuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail