Mbreti saudit urdhëroi hetime për gazetarin e zhdukur Kashogi

Riad, 15 tetor 2018 (MIA) - Mbreti saudit Salman sot ka urdhëruar hetime për zhdukjen e gazetarit saudit Xhamal Kashogi pasi autoritetet turke paralajmëruan bastisje në Konsullatën saudite në Stamboll, ku më 2 tetor Kashogi hyri dhe më pas i humbet çdo gjurmë.
Sipas televizionit turk NTV, e cila thirret në burime diplomatike, autoritetet turke pasditen e sotme do të zhvillojnë bastitje në Konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në kuadër të hetimeve për zhdukjen e gazetarit saudit.
"Mbreti ka urdhëruar Prokurorin publik të hap hetime të brendshme për lëndën Kashogi në bazë të informacioneve nga grupi i përbashkët i punës në Stamboll", ka thënë person zyrtar, i cili ka kërkuar anonimitet.
Kashogi, një kritik i qeverisë saudite, u zhduk më 2 tetor pasi ky i fundit hyri në konsullatën e saj në Stamboll. Presidenti amerikan, Donald Tramp tha se ai do ta dënonte Arabinë Saudite nëse ajo do të rezultonte përgjegjëse për vrasjen e tij.
Autoritetet në Stamboll besojnë se Kashogi është vrarë brenda konsullatës nga agjentë sauditë, pretendime këto që Riadi i ka hedhur poshtë duke i quajtur gënjeshtra. Televizionet turke kanë transmetuar pamje të kamerave të sigurisë të momentit kur Kashogi ka hyrë në konsullatë nga ku mendohet se nuk ka dalë më.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail