Zgjedhje parlamentare në Afganistan edhe krahas kanosjeve të radikalëve

Kabul, 19 tetor 2018 (MIA) - Afganistani të shtunën do të mbajë zgjedhje parlamentare edhe krahas brengave të sigurisë për përleshjet të cilat ende janë në rrjedhë në pothuajse 20 nga 34 krahina në shtet.
Për herë të parë Komisioni zgjedhor i pajisi vendvotimet me sisteme biometrike identifikimi.
Për 49 vende në Dhomën e Poshtme të Parlamentit ka 2.265 kandidatë, midis të cilëve 517 gra. Votuesit do të votojnë në 11.167 vendvotime të rezervuara për meshkuj dhe 7.429 për gra, ndërsa 46 vendvotime janë të dedikuara për nomadët afganë dhe 20 për minoritarët siki dhe hindusët. Për nomadët afganë, të njohur si koçii janë rezervuar dhjetë vende parlamentare, ndërsa sikët dhe hindusët bashkërisht kanë një vend. Në Afganistan ka gjithsej 8,8 milionë votues të regjistruar.
Afganët do të votojnë në zgjedhje parlamentare pas pothuajse tetë vite, në shpresë se do të fusin ndryshime në Qeverinë e cila humbi thuajse gjysmë nga shteti nga talebanët. Talebanët dhe "Shteti Islamik" terrorist u kanosën që secili që do të vendosë të shkojë në votim. Talebanët theksojnë se Qeveria është jofunksionale dhe hedhin poshtë thirrjet ndërkombëtare për bisedime me Qeverinë në Kabul, duke theksuar se do të negociojnë vetëm me SHBA-në, të cilët i konsiderojnë për forcë okupuese.
Konservatorët fetarë gjithnjë e më shpesh përdorin retorikë talebane, duke theksuar se pjesëmarrja shumëvjeçare perëndimore i ka dobësuar vlerat tradicionale të shtetit dhe ka kontribuar për shkatërrim të shoqërisë afgane.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail