Numër rekord i grave fituan në zgjedhjet e javës së kaluar në SHBA

Uashington, 12 nëntor 2018 (MIA) – Të paktën 120 kandidate të Partisë Demokratike dhe Republikane, fituan në garën e javës së kaluar për institucionet amerikane të pushtetit, që nënkupton vend në Dhomën Përfaqësuese, Senatin apo funksion guvernatori.

Numër rekord i grave – 96, në janar do të fillojnë mandatin e tyre në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit, ndërsa për 25 prej tyre ky do të jetë funksioni i parë, raporton “Zëri i Amerikës”.

Dona Shalejda nga Florida, ish sekretare e shëndetësore në administratën e Bill Klintonit do të jetë anëtarja e re më e vjetër në Dhomën Përfaqësuese me moshë 77-vjeçare. Dy femrat me moshë më të re në historinë e Dhomës së Poshtme të Kongresit janë 29-vjeçarja Ebi Finkenauer nga Ajova dhe Aleksandra Okasio Kortez nga Nju-Jorku.

“Kjo nuk është fushatë, kjo është lëvizje, porositi Kortez.

Kjo lëvizje në Kongres solli edhe dy myslimane. Ato janë Rashda Tlain dhe Ilhan Omar nga Minesota. Republikania Jank Kim nga Kalifornia është në rrugë që të bëhet amerikania e parë me prejardhje koreane në Dhomën Përfaqësuese. Anëtarja e Dhomës Përfaqësuese Marisha Blekburn u bë senatorja e parë nga Tenesi.

Analistët presin që vala e kandidateve femra të vazhdojë.

Unioni Interparlamentar në tetor e klasifikoi SHBA-në në vendin e 104 në botë nga numri i femrave në parlamentin kombëtar, por pas zgjedhjeve të javës së kaluar, statistika është më e favorshme.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail