Tramp: Mund ta anuloj takimin me Putinin në Argjentinë

Uashington, 28 nëntor 2018 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se mund të anuloj takimin me presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20 në Argjentinë, për shkak të incidentit në ngushticën e Kerçit.

Tramp për “Uashington Post” tha se pret “raport të plotë” nga ekipi i tij për sigurinë kombëtare në lidhje me konfiskimin rus të tre anijeve të Marinës së Ukrainës dhe arrestimin e ekuipazhit të tyre.

Presidenti amerikan tha se ajo do të përcaktojë vendimin e tij.

“Ndoshta nuk do ta realizojë atë takim. Nuk më pëlqen ai agresivitet, aspak nuk e dua”, tha ai.

Tramp duhet të takohet me Putinin në margjinat e samitit të G20-ës në Buenos Aires, që do të mbahet të premten dhe të shtunën. bi/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail