Rënie e madhe në bursën amerikane

Nju-Jork, 18 dhjetor 2018 (MIA) – Bursa amerikane në aksione dje ka shënuar rënie të madhe, para së gjithash për shkak të druajtjeve se rezervat federale do të mund t’i rrisin normat e interesit gjatë kësaj jave.

Indekset Dau Xhons dhe S&P 500 këtë kuaj me siguri do ta shënojnë rezultatin më të keq që nga Depresioni i madh në vitin 1931.

Dau Xhons që ditën e parë nga tregtimi ka humbur 2,1 për qind, derisa S&P 500 pati humbje prej 2,5 për qind dhe sivjet ka arritur nivel më të ulët.

Aksionet e Xhonson dhe Xhonson, Goldman Saks dhe Amazon kanë kontribuar për rënien, ndërsa Majkrosoft ka humbur 3,6 për qind e kapitalizimit të bursës.

Presidenti i SHBA-së Donald Tramp ka kërkuar nga FeD t[ mos i rrisë normat e interesit katër herë këtë vit. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se shanset e FeD nesër t’i rrisë normat e interesit arrijnë madje 80 për qind edhe atë në nivel prej 2,25 deri në 2,5 për qind, që do të jetë shkalla më e lartë e krizës financiare në vitin 2008.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail