Le Drian: Nuk ka përfunduar lufta kundër SHI në Siri

Aman, 14 janar 2019 (MIA) – Shefi i diplomacisë franceze Zhan-Iv Le Drian gjatë vizitës së djeshme në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, deklaroi se lufta kundër Shtetit Islamik në Siri nuk ka përfunduar, duke shtuar se gënjehen të gjithë ata të cilët mendojnë se i kanë fituar xhihadistët.

Presidenti amerikan Donald Tramp më 19 dhjetor paralajmëroi tërheqjen e rreth 2.000 ushtarëve amerikanë nga Siria, duke vlerësuar se SHI është fituar edhe pse kontrollon zona të vogla në pjesën lindore të vendit i cili ende është në luftë.

Vendimi i Trampit i befasoi aleatët amerikan, mes të cilëve edhe Franca e cila ka 1.200 ushtarë në kuadër të koalicionit ushtarak amerikan i kryesuar nga SHBA-ja. Koalicioni të premten kumtoi se ka filluar me tërheqjen e pajisjeve nga Siria.

“Lufta nuk ka përfunduar në Siri. Në Siri ekzistojnë dy luftëra, njëra kundër xhihadistëve dhe ajo nuk ka përfunduar, ndërsa e dyta është luftë e brendshme qytetare”, deklaroi Le Drian në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin jordanez të Punëve të Jashtme Ajmen Safadi.

Ai shtoi se me mbretin jordanez Abdullahi u Dytë ka biseduar për zgjidhjen politike të konfliktit sirian, duke shtuar se edhe më tutje prioritet mbetet “çrrënjosja e xhihadistëve. Lufta në Siri filloi në mars të vitit 2011, e cila shkaktoi zhvendosjen e milionë njerëzve, ndërsa jetën e humbën 360.000 persona.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail