Moreno: Asanzh e shfrytëzoi Ambasadën e Ekuadorit për spiunim

Londër, 15 prill 2019 (MIA) – Themeluesi i Uikiliksit, Xhulian Asanzh më shumë herë i ka shkelur dispozitat e dorëzanisë dhe e ka shfrytëzuar Ambasadën e Ekuadorit për spiunim, deklaroi kryetari i Ekuadorit, Lenin Moreno për gazetën britanike “Gardian”.

Policia e Londrës e “nxori” Asanzhin nga ndërtesa e Ambasadës të enjten pasi i është pezulluar azili shtatëvjeçar, duke e hapur rrugën për ekstradimin e tij në SHBA nën akuzën për rrjedhjen më të madhe të të dhënave të besueshme amerikane në histori.

Marrëdhëniet e Asanzhit me këtë vend latinoamerikan u ndërprenë pasi Ekuadori e akuzoi për publikimin e informacioneve për jetën personale të Morenos.

Moreno në bisedën për “Guardian” të publikuar sot, mohoi se ka vepruar nga hakmarrja për shkak të mënyrës në të cilën janë publikuar dokumentet për familjen e tij. Ai tha se i vjen keq që Asanzhi e ka shfrytëzuar Ambasadën e Ekuadorit që të përzihet në punët e brendshme të vendit demokratik.

“Çdo përpjekje për destabilizim është akt armiqësor ndaj Ekuadorit, pasi ne jemi vend sovran dhe e respektojmë politikën e çdo vendi tjetër”, deklaroi Moreno për “Gardian”.

“Nuk mund të lejojmë që Ambasada jonë, shtëpia e cila e hapi derën e saj, të bëhet qendër spiunimi”, theksoi ai.

Ithtarët e Asanzhit theksojnë se Ekuadori e ka dorëzuar me urdhrin e Uashingtonit, duke pohuar se pezullimi i azilit të tij është ilegal dhe se kjo paraqet moment të zymtë për lirinë e shprehjes. shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail