SHBA-ja dërgon rreth një mijë ushtarë në Lindjen e Afërt për shkak të “kërcënimit iranian”

Uashington, 18 qershor 2019 (MIA) – SHBA-ja do të dërgojë rreth një mijë ushtarë dhe pajisje ushtarake në Lindjen e Afërt si përgjigje të “kërcënimit” nga Irani, deklaruan mbrëmë nga Pentagoni.

“Lejova dërgimin e rreth një mijë ushtarëve për qëllime mbrojtëse në lidhje me kërcënime nga ajri, deti dhe toka në Lindjen e Afërt”, deklaroi Patrik Shanahan, ushtrues i detyrës ministër i Mbrojtjes së SHBA-së.

Sipas tij, Uashingtoni nuk shkon në konflikt me Iranin. Masa është në favor të sigurisë së shërbimeve ekzistuese ushtarake dhe mbrojtjen e interesave kombëtare të SHBA-së në rajon. Ministri deklaroi se SHBA-ja po kryen monitorim të terrenit dhe mund të sjellin vendim për zgjerim të pranisë ushtarake varësisht nga raportet zbuluese dhe kërcënimeve kredibile.

Siç dihet, më 13 korrik në Gjirin e Omanit ndodhën shpërthime në dy tankerë të naftës, japonez dhe norvegjez. Sipas burimeve nga mediat iraniane dhe arabe tankerët ishin sulmuar në afërsi të Ngushticës së Ormusit. Të gjithë 44 marinarët në ato anije janë evakuuar nga shërbimet urgjente iraniane dhe janë dërguar në portin Xhask, i locuar në territorin e Iranit.

Përgjegjësinë për shpërthimet SHBA-ja ia hedh Iranit, ndërsa Teherani i hodhi poshtë akuzat.

Irani gjendet nën sanksionet e ashpra të vendosura nga SHBA-ja pasi Uashingtoni doli nga Plani i thellë i përbashkët ( JCPOA) ose marrëveshja e ashtuquajtur bërthamore e lidhur mes Iranit dhe pesë anëtareve të përhershme të KB-së plus Gjermania.

Ekspertët vlerësojnë se SHBA-ja dhe Irani hynë në konflikt, veçanërisht pas kumtesës së djeshme nga personi zyrtar iranian se Teherani do t’i ulë detyrimet drejtë JCPOA dhe do të fillojë pasurimin e uraniumit për ndërtim të bombës atomike. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail