Për më shumë se dy milionë besimtarë sot ka filluar Haxhi në Mekë

Riad, 9 gusht 2019 (MIA) – Më shumë se dy myslimanë sot e fillojnë Haxhin në Mekë, në Arabinë Saudite, ndërsa autoritetet e atjeshme paralajmërojnë se nuk do të tolerojnë kurrfarë përpjekje për politizimin e këtij tubimi fetar gjatë tensioneve në Gadishullin Persik.

Gjithsej 2,5 milionë besimtarë jashtë vendit dhe nga Arabia Saudite janë paraqitur për Haxhin e sivjetshëm.

“Besimtarët nga mbarë bota morën mbi 1,8 milionë viza përmes internetit”, deklaroi njëri nga organizatorët.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e islamit dhe çdo mysliman duhet ta bëjë të paktën një herë në jetë, nëse ka mjete financiare për të.

Këtë vit Haxhi bie në kohën e tensioneve të mëdha në Gadishull, ku në periudhën paraprake kishte sulme mbi tankerë me naftë, rrëzim të fluturakeve pa pilotë dhe tankerë të sekuestruar.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim transmeton se 88.500 besimtarë iranianë këtë vit marrin pjesë në Haxh edhe krahas asaj që Irani dhe Arabia Saudite i kanë ndërprerë raportet diplomatike. mb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail