Trampi i ftoi liderët e ASEAN në “samit special” në SHBA

Bangkok, 4 nëntor 2019 (MIA) – Liderët e shtatë nga dhjetë vendet anëtare të Asociacionit të vendeve nga Azia Juglindore (ASEAN) nuk morën pjesë në Samitin ASEAN.

Presidenti amerikan Donald Tramp nuk mori pjesë në Samitin që mbahet nga data 2 e deri më sot në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, ndërsa nuk dërgoi as nënkryetar, e as sekretar shtetëror. Delegacioni amerikan në Samit është kryesuar nga këshilltari për Siguri Nacionale Robert O,Brajan.

Sipas mbikëqyrësve rajonalë kjo nuk është tipike për SHBA-në.

Në takimin e sotëm marrin pjesë vetëm tre liderë – kryeministri i Tajlandës, i cili këtë vit kryeson me ASEAN, në Vietnam dhe në Laos. Vendet tjera anëtare të ASEAN – Singapor, Malezia, Indonezi, Brunej, Kamboxhë, Mjanmar, dhe Filipine përfaqësohen nga ministrat e Punëve të Jashtme.

O,Brajan sot lexoi një letër nga presidenti Tramp, në të cilën ai i ftoi liderët e ASEAN që t’i vizitojnë SHBA-në në “samit special” në fillim të vitit të ardhshëm.

SHBA-ja në samitin e kaluar të ASEAN ishte përfaqësuar nga nënkryetari Majk Pens, përderisa këtë vit me O,Brajen në Bangkok udhëton ministri i Tregtisë Uilbur Ros.

ASEAN e përbëjnë Indonezia, Kamboxha, Laos, Mjanmari, Brunej, Malajzia, Filipine, Singapor dhe Vietnam. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail