Hamas: Abas e miratoi mbajtjen e zgjedhjeve në Palestinë

Gazë, 4 nëntor 2019 (MIA) – Lideri politik i Hamasit, Ismail Hanije deklaroi se presidenti palestinez Mahmud Abas tashmë e ka miratuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Palestinë.

Kryetari i Komisionit palestinez qendror zgjedhor, Hana Naser dje në Gaza u takua drejtuesit e Hamasit, lëvizjes palestineze për rezistencë.

Pas mbledhjes, Hanie deklaroi se delegacioni i Komisionit ka publikuar se presidenti palestinez Abas e ka miratuar mbajtjen e zgjedhjeve në Palestinë, njofton agjencia e lajmeve “Anadollu”.

Ai sqaroi se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale do të mbahen në Gaza dhe Bregun e okupuar Perëndimor, duke përfshirë edhe Jerusalemin.

Nga Hamasi porositën se do të bashkëpunojnë me Komisionin qendror të zgjedhjeve në procesin e përgatitjes së zgjedhjeve.

Naser tha se nuk ka probleme në përgatitjet zgjedhore dhe se të gjitha problemet eventuale mund të tejkalohen me dialog të palëve të prekura.

Presidenti palestinez në fillim të muajit të kaluar paralajmëroi se në Palestinë do të mbahen fillimisht zgjedhjet parlamentare, ndërsa pas disa muajve edhe zgjedhjet presidenciale.

Zgjedhjet e fundit në Palestinë janë mbajtur në vitin 2006, ndërsa Kushtetuta e këtij vendi parashikon mbajtje të tyre në çdo katër vjet.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail