Irani: Do t’i sulmojmë Izraelin dhe Dubain, nëse SHBA-ja përgjigjet

Teheran, 8 janar 2020 (MIA) – Irani është kërcënuar se do t’i bombardojë Izraelin dhe Dubain, nëse SHBA-ja hakmerret për sulmin raketor iranian ndaj dy bazave me ushtarë amerikan në Irak.

“I paralajmërojmë të gjithë aleatët e SHBA-së të cilët u dhanë baza ushtrisë së tyre terroriste, se çdo territor që shërben si pikë fillestare për aktivitete agresive kundër Iranit do të sulmohet”, kumtoi Garda Kombëtare e Iranit.

Garda iraniane gjithashtu u kanos se do ta bombardojë Haifën në Izrael dhe Dubain në Emiratet, raporton “Dejli Meil”. ls/fab



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail