Mbi një pjesë të Australisë reshje të mëdha të shiut

Kanbera, 16 janar 2020 (MIA) – Reshje të mëdha të shiut e kapluan bregun lindor të Autralisë që paraqet shpresë se një pjesë e zjarreve të mëdha që e kapluan atë shtet do të shuhen ose do të zvogëlohen, lajmëruan mediat lokale.

Autoritetet megjithatë, paralajmëruan se bubullimat intensive mund të shkaktojnë edhe përmbytje, por ekziston edhe rrezik nga zjarre të reja.

Meteorologët paralajmëruan mot jo stabil në katër ditët e ardhshme dhe kthim të motit të ngrohtë në javët e ardhshme.

Reshjet e shiut në disa rajone mund të jenë edhe më të mëdha, ndërsa në rajone tjera vetëm një milimetër ose dy, ndërsa për shuarjen e zjarreve nevojiten reshje të gjata të shiut.

Australia lufton me zjarret në të cilat deri tani humbën jetët 29 persona dhe u shkatërruan më shumë se 2.500 shtëpi. Në shtetin federal Uellsi i Ri Jugor aktive janë ende 85 zjarre nga të cilat 30 janë nën kontroll. Në Viktoria aktive janë 19 zjarre. sa/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail