Trampi dhe Erdogani biseduan për situatën në Libi

Uashington/Ankara, 16 janar 2020 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan dhe presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë biseduan me telefon për situatën në Libi, disa ditë para samitit në Berlin që do t’i dedikohet pikërisht konfliktit të këtij vendi, bënë të ditur Shtëpia e Bardhë dhe zyra e presidentit turk.

Kancelarja gjermane Angela Merkel të dielën në samit do t’i presë liderët e Turqisë, Rusisë, SHBA-së, Britanisë së Madhe, Kinës, Francës dhe Italisë, pasi në takimin në Moskë të hënën dy palët e konfrontuara libiane nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshje për ndërprerje të zjarrit.

Lufta libiane qytetare shpërtheu pas kryengritjes dhe sulmit të NATO-s në Libi në vitin 2011, me çka nga pushteti ishte rrëzuar lideri i deriatëhershëm shumëvjeçar Moamet el Gadafi.

Trampi dhe Erdogani, gjithashtu, kishin biseduar për situatën në Siri, protestat në Iran dhe rrëzimin iranian të aeroplanit ukrainas, bëhet e ditur në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë. fc/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail