Vendet përgatiten për evakuimin e shtetasve të tyre nga Vuhan

Britania e Madhe, Gjermania dhe Spanja paralajmëruan se do t’u ndihmojnë qytetarëve të tyre ta braktisin qytetin kinez Vuhan, prej ku filloi infektimi me koronavirus, nga i cili deri më tani e kanë humbur jetën 80 njerëz.

Paraprakisht, Franca, SHBA-ja dhe Japonia kumtuan se po përgatiten për evakuimin e shtetasve të tyre.

“Punojmë në atë që t’u mundësojmë shtetasve britanikë opsion për ta braktisur provincën kineze Hunei, kryeqyteti i të cilit është Vuhan”, kumtoi sot Forin Ofis britanik duke e publikuar numrin e telefonit në të cilin qytetarët do të mund të paraqiten.

Berlini zyrtar kumtoi se planifikon evakuimin e shtetasve të vet nga Vuhan dhe apeloi të anulohen udhëtimet në Kinë, nëse nuk janë të nevojshme.

“Qeveria spanjolle bashkëpunon me Kinën dhe me BE-në për t’i kthyer shtetasit e tyre nga Vuhani”, deklaroi shefja e diplomacisë spanjolle Arançe Gonzales Laja.

Ajo shtoi se nga Vuhan do të kthehen rreth 20 spanjollë.

Në ndërkohë, autoritetet malajziane kumtuan se vendosin ndalesë të përkohshme për vizitë të kinezëve nga provinca Hubei të Malajzisë, me këtë rast duke theksuar se ndalesa do të shfuqizohet kur do të normalizohet situata.

Derisa Mongolia i ka mbyllur vendkalimet kufitare tokësore me Kinën, ndërsa vendkalimet kufitare hekurudhore dhe aeroportet ende janë të hapura. Në vend janë ndaluar edhe manifestimet publike, ndërsa janë anuluar ngjarjet sportive.

Në Mongoli deri më tani nuk është regjistruar asnjë pacient nga koronavirusi.

Për shkak të koronavirusit, agjencitë ruse të udhëtarëve kanë ndaluar të shesin udhëtime në Kinë, për shkak siç thanë “kërcënimit të sigurisë”. Rreth 7.000 turistë rusë për momentin qëndrojnë në Kinë.

As në Rusi nuk është vërejtur asnjë rast i infektimit me koronavirusin. Delegacioni i BE-së sot në Pekin do të mbajë takim urgjent për ta koordinuar evakuimin e qytetarëve evropianë, të cilët gjenden në Kinë për të kufizohet infektimi nga koronavirusi.

Në bashkëpunim me autoritetet kineze, delegacioni i BE-së do të kërkojë mënyrë më të mirë për tu përgjigjur kërkesave të qytetarëve evropianë të cilët kërkojnë të jenë urgjentisht të ekstraduar, pas takimit pritet që delegacioni t’i kumtojë masat që do të ndërmerren. Qëllimi është që delegacioni i BE-së t’i koordinojë kërkesat e përbashkëta për evakuimin e qytetarëve nga të gjitha 27 vendet-anëtare të Unionit.

Qendra evropiane për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve porositi se ky virus mbetet më pak vdekjeprurës nga SRAS, por se vazhdimisht vëzhgohet situata dhe se tani për tani nuk mund me siguri të pohohet se virusi nuk do të bëhet më i rrezikshëm.

Në ndërkohë, Ministria kineze e Financave kumtoi se do të ndajë 8,74 miliardë dollarë për ta penguar përhapjen e virusit.

Të paktën 80 persona e kanë humbur jetën nga virusi korona, ndërsa vetëm në Kinë janë infektuar 2.744 persona. Virusi vazhdoi të përhapet në botë, ku janë regjistruar 50 raste të infektuara, nga të cilët pesë në SHBA.

Tani për tani nuk ka raste të vdekjes jashtë Kinës, ndërsa virusi ka arritur edhe në Evropë, në Francë, ku janë infektuar tre persona.

Rreth 60 milionë njerëz janë në karantinë të pjesërishëm ose të plotë, sepse autoritetet kineze në disa qytete kanë ndaluar hyrje dhe dalje nga qyteti Vuhan.

Autoritetet kineze kanë vendosur t’i vazhdojnë festat e Vitit të Ri deri më 2 shkurt, që të pengohet përhapja e virusit. fb/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail