Kovid-19 i rrezikshëm për më të rriturit dhe të sëmurët, fëmijët shërohen

Pekin, 18 shkurt 2020 (MIA) – Kina e publikoi hulumtimin e parë voluminoz për Kovid-19, sipas të cilit rreziku më i madh ekziston për personat e rritur dhe të sëmurë.

Në raport ceket se në mesin e fëmijëve nuk ka viktima.

Plazma e gjakut nga pacientë të mëparshëm, të cilët ishin të infektuar me koronavirusin e ri, përmban antitrupa, të cilët mund të kontribuojnë për uljen e sasisë së tij tek pacientët në gjendje të rëndë.

“Do të doja që të shëruarit të dhurojnë plazmë të gjakut. Kjo do t’u japë shpresë pacientëve, gjendja e të cilëve është serioze”, deklaroi eksperti Go Janhun.

“Njëmbëdhjetë pacientëve, të hospitalizuar në Vuhan, prej ku është epidemia, javën e kaluar iu dha plazmë gjaku”, saktësoi Sun janzhun nga Qendra për hulumtime biologjike pranë Ministrisë kineze për shkencë dhe teknologji. “Një prej tyre tashmë është liruar nga spitali, ndërsa të tjerët po shërohen me sukses”.

Sipas numrave të fundit, nga Kovid-19 deri më tani jetën e kanë humbur 1.900 persona, ndërsa 72.500 janë sëmurë.

Pekini zyrtar theksoi se në ditët e fundit është regjistruar rënie e rasteve të reja, që do të thotë se vatra është nën kontroll.

Megjithatë, shefi i Organizatës botërore të shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejesus deklaroi se tendenca “duhet të interpretohet me shumë kujdes”.

“Tendencat mund të ndryshojnë. është herët të thuhet nëse ajo rënie e regjistruar do të vazhdojë. Çdo skenar akoma është në tzryezë”, theksoi ai. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail