FED: Pa punë mund të ngelin 47 milionë amerikanë

Uashington, 31 mars 2020 (MIA) – Miliona amerikanë tashmë i kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të krizës së koronavirusit, por dëmi më i madh nuk ka ardhur akoma, me vlerësimet e Rezervave Federale të SHBA-së (FED) punën do ta humbin 47 milionë njerëz, duke e rritur kështu papunësinë në 32.1 për qind.

Ky do të ishte niveli më i lartë i papunësisë në SHBA që nga viti 1948, që kur kjo statistikë edhe zyrtarisht udhëhiqet. Gjatë Depresionit të Madh, shkalla e papunësisë ishte 25 për qind.

Ekonomistët nga FED në parashikimet e tyre kanë përfshirë edhe rrezik të lartë në vendet e punës, të cilat mund të humben për shkak të masave qeveritare për kufizimin e lëvizjes.

“Këto janë numra shumë të lartë sipas standardeve historike, por kjo situatë është gjithashtu një tronditje unike, që dallohet nga çdo tjetër që ekonomia amerikane e ka përjetuar në 100 vitet e fundit”, ka shkruar ekonomisti i Fed, Migel Farija Kastro në blog, të publikuar në ueb faqen e FED.

Faria vëren se analiza nuk përfshin një parashikim të numrit të punëtorëve që mund të mos përfshihen më në kategorinë e fuqisë punëtore, gjë që do të rezultojë në një ulje të nivelit bazë të papunësisë.

Gjithashtu, nuk është marrë parasysh as ndikimi i masave të fundit shtetërore për stimulimin e ekonomisë, me të cilat është rritur kompensim i papunësisë dhe subvencionimi i firmave për ta zvogëluar numrin e pushimeve nga puna.

Deri më tani, 3,3 milionë amerikanë për herë të parë kanë parashtruar kërkesë për kompensim për shkak të papunësisë për një javë, që prej 21 marsit. ls/shk/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail