Tramp: Gjest shumë i mirë nga Putini

Uashington, 3 prill 2020 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp iu falënderua Rusisë për pajisjen e dërguar mjekësore që do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve të amerikanëve para hovit të pandemisë së koronavirusit, lajmëruan mediumet amerikane.

Tramp, këtë hap e vlerësoi si gjest shumë të mirë.

“Ky është një gjest shumë i mirë i presidentit Vlladimir Putin. Thashë se do ta pranoj ndihmën e tij. Nuk më shqetëson Rusia dhe propaganda, aspak fare. Pranova shumë pajisje mjekësore të cilësisë së lartë. Ato mund të shpëtojnë jetë njerëzish dhe çdoherë do ta pranoja”, deklaroi Tramp në konferencë për shtyp, duke folur për dërgesën e ndihmës ruse.

Në Nju-Jork dje ateroi aeroplani “A-124” me pajisje mjekësore, të cilën e dërgoi Rusia. Ambasadori rus në SHBA, Anatolij Antonov paraprakisht kumtoi se Rusia dërgon pajisje, mjete për dezinfektim, syze, maska dhe respiratorë.

Ai e theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër koronavirusit, sepse, siç tha, asnjë vend nuk mundet individualisht të përballet me pandeminë. ab/



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail